Rikthehet Ingrit Gjoni, në këtë datë lanson këngën e re

Ka më shumë se një vit që Ingrit Gjoni nuk ka publikuar këngë të re.

ShowBiz

18/06/2018 10:49

Ndërkaq tani siç duket ajo do të ritkhehet fuqishëm me projektin e ri që e ka paralajmëruar, shkruan lajmi net.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Gjoni bën të ditur se nesër do të publikojë këngën e re ‘Hasta la vista”, në duet me një artiste nga Shqipëria.

“Hasta la vista”, nesër do të dalë”, ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Ada Lukën.

Presim një rikthim të fuqishëm nga ana e saj, kënga e fundit ‘Fustani pika pika’, ka marrë mbi 4 milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkKK4s3Art9/?hl=en?&taken-by=ingritgjoniii