Rikthehet Elita 5, sjellin “Tornado”

Këngët që ka realizuar në karrierën e tyre grupi Elita 5, mbeten të pavdekshme.

ShowBiz

06/07/2018 18:37

Ata janë rikthyer me një projekt të ri, i cili tashmë është lansuar në YouTube dhe mban titullin “Tornado”, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, Elita 5 ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ndërsa sjellin ritme të përziera të disa zhanreve përmes kësaj kënge.

Tekstin e “Tornado” e ka shkruar Avni Qahili, është incizuar tek ProSound, ndërsa për klipin është përkujdesur Max Production.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri “Tornado” nga grupi Elita 5. /Lajmi.net/

YouTube player