Rikthehet Ebola, shpërthimi në përmasa globale është shumë afër

Ebola shumë shpejt mund të shpërthej në përmasa globale.

Bota

24/05/2018 21:48

Pacientët e infektuar me këtë llojs sëmundje shkuan në një takim lutjesh ku ishin prezent edhe 50 njerëz të tjerë, ndërsa e kanë bërë që shpërthimi në përmasa global të jetë në fije të perit.
Drejtuesit e shëndetësisë konfirmuan se dy prej tre të arratisurve morën pjesë në mbledhjen e lutjes para se të vdisnin.

Frika tani se sëmundja shumë infektive mund të përhapet më tej është shumë e pranishme, pasi viktimat nuk arrijnë të kuptojnë seriozitetin e infeksionit.

Pacientët Ebola thuhet se mbështeten në shërimet shpirtërore në vend që të besojnë në këshillat e mjekëve.

Dhe kjo është pavarësisht se mijëra vaksina po shpërndahen në Republikën Demokratike të Kongos.

Të paktën 27 persona janë vrarë në shpërthimin e fundit në Afrikë.
“Ne jemi afër shpërthimit përsëri,” dr. Peter Salama, shefi i reagimit emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Javët e ardhshme do të vërtetojnë nëse ky shpërthim do të zgjerohet në zonat urbane ose nëse ne do të jemi në gjendje ta mbajmë nën kontroll”.

Virusi Ebola përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore ose me objekte të kontaminuara nga dikush i sëmurë me sëmundjen.

Tre punëtorë të kujdesit shëndetësor tashmë besohet se janë infektuar me virusin.
Agjencitë e ndihmave po luftojnë për të bindur banorët skeptikë për ashpërsinë e një shpërthimi që ka vrarë 27 që nga prilli.

Disa njerëz po refuzojnë kujdes mjekësor dhe u drejtohen predikuesve dhe lutjeve për ta ndjekur kërcënimin.

Shefat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar më parë përhapjen në qytet mund të nënkuptojë një përsëritje të shpërthimit të vitit 2014, i cili vrau mbi 11,000 njerëz.

OBSH ka dërguar më shumë se 8,600 vaksina në DRC, në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar përhapjen e Ebola.

Një tjetër 8,000 pritet të arrijnë në ditët e ardhshme.

Krerët mjekësorë në WHO kanë pohuar se bota është shumë më e përgatitur se në vitin 2014.