Rikthehet derbi i vërtetë Milan – Inter, por jo në fushë

Konami, shoqëria japoneze që prodhon video-lojën Pro Evolution Soccer, ka vendosur që nga data 1 mars të fusë në “PES 2018” legjendat e këtyre dy skuadrave.

Sport

27/02/2018 10:17

Ka nisur java që të çon në derbin e Milanos, një ndeshje vendimtare jo vetëm për tifozët e këtyre skuadrave, por edhe për garën drejt vendit të katërt, i fundit që të kualifikon në Champions League.

Të dielën, në orën 20:45 do të përballen Milani dhe Interi, me kuqezinjtë që ndodhen 7 pikë pas zikaltërve të vendit të katërt.
Në prag të këtij takimi, Konami, shoqëria japoneze që prodhon video-lojën Pro Evolution Soccer, ka vendosur që nga data 1 mars të fusë në “PES 2018” legjendat e këtyre dy skuadrave, transmeton “Top Channel”.

Bëhet fjalë për Javier Zanetti, Dejan Stankovic, Walter Samuel dhe Francesco Toldo për Interin, ndërsa Milani përfaqësohet nga Paolo Maldini dhe Ruud Gullit.

YouTube player