Rikthehet Dembele, Barcelona tregon se sa do të mungojë (VIDEO)

Ousmane Dembele është kthyer në Barcelonë.

Sport

21/09/2017 18:02

Top-transferimi i verës nga Barcelona, Ousmane Dembele, është kthyer në Barcelonë pas operacionit.

Këtë e konfirmoi klubi katalunas përmes një videoje të publikuar në Twitter, përcjellë “Lajmi.net”.

Barcelona konfirmoi që Dembele do të mungojë tre muaj e gjysmë ose katër muaj.

Ai u lëndua ndaj Getafes, për çka edhe u operua më pas. /Lajmi.net/