Rikthehet David Moyes, befason me skuadrën e re

David Moyes mund të ri shohim sërish në bankinën e Evertonit.

Sport

23/10/2017 16:30

Trajneri skocez, është emri më favorit për të marrë drejtimin e skuadrës nga Liverpooli, pas ndërprerjes së kontratës me Ronald Koeman.

Evertoni gjatë ditës së somte, ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin holandez, pas qëndrimit prej 16 muajve.

E gjitha kjo kishte të bënte me formën jo të mirë të Evertonit në fillim të këtij sezoni, ku pas nëntë xhiros renditet në vendin e 18 me vetëm tetë pikë.

Rikthimi i Moyesit do të ishte një veprim edhe nostalgjik për tifozët e Evertonit, trajner i cili në të kaluarën i ka drejtuar drejt sukseseve, para se të pranonte një kalim te Manchester United, si zëvendësues i Alex Fergusonit që po pensionohej./Lajmi.net/