Rikthehet “bisha” Tyson Fury, ky është kërcënimi i tij për të gjithë boksierët

“Bisha” Tyson Fury po rikthehet.

Sport

06/03/2017 21:14

Ish kampioni botës në peshat e rënda që pak muaj më parë humbi rripat e fituar nga Wladimir Klitscho, ka njoftuar rikthimin në boks, duke kërcënuar të gjithë ata që do t’i marrin rripat e tij.

Britaniku 27 vjeçar ka humbur titullin e botës pas daljes pozitiv në disa teste anti doping, në prag të meçit hakmarrës ndaj ukrainasit Klitscho.

“Po ju drejtohem të gjithëve. Djem mbani ngrohtë rripat e mi, sepse ata i përkasin mbretit. Kush i merr ata, do të ketë punë më mua. I madh e i vogël”, ka shkruar Fury në rrjetet sociale.

Ai tutje ka bërë të ditur se në ring do të tentojë të ngjitet më 13 maj, dhe se është në kërkim të një kundërshtari./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6