Rikthehet Beckham?

Kampioni i Bolivisë, Bolivar ka konfirmuar se është duke bërë përpjekje të joshë David Beckhamin të rikthehet nga pensioni. Pronari miliarder i klubit, Marcelo Claure është i afërt me ish kapitenin e Anglisë. Dhe, sipas Mirror Sport, Claure është duke u munduar të bindë Beckhamin të luajë për klubin në fushatën në Copa Libertadores. “Jemi…

Sport

25/12/2013 09:57

Kampioni i Bolivisë, Bolivar ka konfirmuar se është duke bërë përpjekje të joshë David Beckhamin të rikthehet nga pensioni.

Pronari miliarder i klubit, Marcelo Claure është i afërt me ish kapitenin e Anglisë.

Dhe, sipas Mirror Sport, Claure është duke u munduar të bindë Beckhamin të luajë për klubin në fushatën në Copa Libertadores.

“Jemi duke bërë gjithçka që është e mundur, David Beckham ekziston si mundësi”, deklaroi Claure për të përditshmen boliviane La Razon.

Bolivar do të garojë në Grupin 7 të Ligës së Kampionëve nga Amerika e Jugut kundër Flamengos nga Brazili, Leonit nga Meksika dhe gjigantit të Ekuadorit, Emelec.

Ish ylli i Manchester Unitedit, Beckham u pensionua si futbollist në fund të sezonit të kaluar, pas pesë muajve me Paris Saint-Germain.