Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Problemi me ajrin e ndotur në Prishtinë, siç duket nuk është tejkaluar ende.

Lajme

06/02/2018 10:34

Në matjet e fundit të mëngjesit të së martës, Prishtina po prin në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë, shkruan lajmi.net.

Matësi i vendosur nga ambasada amerikane po shënon një nivel ndotës prej 193 ppm, duke renditur Prishtinën para vendeve të Bangladeshit, Kinës e Indisë, vende kto që njihen për një nivel të madh të ndotjes së ajrit.

Ndryshe gjatë javës së kaluar Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kishte filluar aplikimin e disa masave kundër kësaj ndotjeje, mirëpo siç duket një gjë e tillë nuk ka dhënë efektet e duhura, sepse edhe sot Prishtina po vazhdon të jetë një nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë./Lajmi.net/