Rikthehen kolonat në kufi, dy orë pritje në Merdare

Pritje të gjata nëpër pikat kufitare janë vërejtur gjatë ditës së sotme.

Lajme

15/08/2018 12:24

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata aktualisht janë në Merdarë, shkruan lajmi.net.

Aty për të dalë nga territori i Kosovës qytetarëve po u duhet të presin deri në dy orë.

E deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova shkojnë pritjet edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Aty janë krijuar kolona deri në 600 metra.

Ndërkaq, nëpër pikat e tjera kufitare, gjendja është normale dhe nuk ka pritje të gjata, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se tash e një kohë autoritetet kosovare po fajësojnë palën serbe se po shkakton vonesa në kalimin e qytetarëve.

Ministri  i Brendshëm, Bejtush Gashi, kishte deklaruar më herët se kontrollet e panevojshme nga pala serbe po e shkaktojnë një gjë të tillë./Lajmi.net/