Rikthehen kasetat e viteve të 90-ta

Në kohën kur hynë në modë CD-at u zhduk krejtësisht interesimi për video kaseta, por si duket ato po kërkohen përsëri.

Fun

23/02/2016 11:10

Pas kaq vitesh, shoqata e industrive të regjistrimeve të këngëve në Amerikë, ka treguar se është rritur dëshira për të blerë kaseta dhe për të regjistruar këngë përmes tyre.

Së fundi Justin Bieber, ka prodhuar këngën e tij “Purpose” me kaseta. Gjithashtu edhe Marina këngën e saj “Froot”, ajo tha se është e pasionuar pas tyre dhe që i rikujtojnë kohën kur ishte adoleshente.

Kasetat kanë filluar të shiten në shumë vende të Amerikës dhe Industritë që i shesin thonë se shumë këngëtarë me famë botërore tani po preferojnë kaseta magnetofoni. /lajmi.net