Rike Roçi në lidhje me futbollistin shqiptar?

Rike Roci, është rikthyer në Shqipëri për të qenë sërish pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”.

Sport

21/03/2018 09:47

Ajo është një nga vajzat më të komentuara në botën e shoëbizit.

Ish-banorja e Big Brother Rike Roci, është rikthyer në Shqipëri për të qenë sërish pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”.

Mbrëmjen e djeshme, Rikja ka qenë e ftuar në emisionin ” Procesi Sportiv” në “Top Channel” ku nuk u ka shpëtuar ngacmimeve të prezantuesit të emisionit Edi Manushi, lidhur me një flirtim të mundshëm të saj me futbollistin shqiptar të Maqedonisë, Ardian Cuculi, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në studio.

“Si s’na the gjë për Cuculin?- i tha moderatori bukuroshes e cila u kthye nga futbollisti duke i thënë: “Do i thuash ti apo ti them unë?”, duke nënkuptuar se duhet t’i jepej fund ngacmimeve që vazhduan gjatë gjithë transmetimit.