Riise: Ky futbollist i Juventusit nuk duhet të lejohet ta vizitojë Romën (FOTO)

John Arne Riise e ka sulmuar ashpër ish mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic pas transferimit të tij në Juventus.

Sport

24/02/2017 11:22

John Arne Riise ka sulmuar ish mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic pas transferimit të tij në Juventus.

Ish mbrojtësi i “Giallorossëve” ka kritikuar yllin boshnjak pas largimit të tij nga Olimpico në verën e vitit të kaluar duke iu bashkuar “Bianconerëve”.

“Pjanic nuk duhet të lejohet të shkel në Olimpico. Duhet të mbetej në Romë për ta ndihmuar ekipin”, shkroi Riise në Twitter, përcjell “lajmi.net”.

“Unë ende besoj në besnikëri mes futbollistëve dhe një klubi”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6