Rihanna tregon se a është në lidhje

Rihanna ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku mes tjerash ka folur edhe për jetën e saj personale.

ShowBiz

04/02/2016 16:24

Rihanna ka zbulur se për momentin nuk është në ndonjë lidhje dhe se as nuk e ka ndërmend të fillojë një.

“Tani jam beqare. Nuk them se jam pro beqareve dhe se i urrej meshkujt, por kam shumë punë sa nuk gjejë kohë që të argëtohem me një lidhje apo diçka serioze”, ka thënë Rihanna.

Kështu, ajo ka hedhur poshtë të gjithë fjalët për një lidhje të mundshme me aktorin Leonardo DiCaprio apo edhe me Travis Scott./lajmi.net