Rihanna shet 10 milionë albume

Albumet e Rihannas po shiten si ‘hallve’. Këngëtarja nga Barbados e ka kaluar shifrën e 10 milionë albumeve të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Nielsen SoundScan. Katalogu i divës së muzikës u shit për 5,000 kopje tjera javën e shkuar, duke e quar në 10.001,000 kopje të shitura. Albumi i saj i fundit,…

ShowBiz

17/11/2013 21:00

Albumet e Rihannas po shiten si ‘hallve’. Këngëtarja nga Barbados e ka kaluar shifrën e 10 milionë albumeve të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Nielsen SoundScan.

Katalogu i divës së muzikës u shit për 5,000 kopje tjera javën e shkuar, duke e quar në 10.001,000 kopje të shitura. Albumi i saj i fundit, i vitit 2012, ‘Unapologetic’, tashmë ka shitur 1.113.000 kopje.

Albumi më i shitur i Rihannas mbetet ai i vitit 2007, ‘Good Girl Gone Bad’, me 2.8 milionë shitje. Albumi i saj i parë, ‘Music of the Sun’, i nxjerrë në vitin 2005, kishte shitur 609,000 kopje.

Pastaj, albumi ‘A Girl Like Me’ (2006), kishte shitur 1.349.000 kopje), Rated R (2009; 1.110 milionë) dhe Loud (2010; 1.761 milionë).