Rihanna refuzon të këndojë në shoun e Victoria’s Secret, ja kush e zëvendëson

Rihanna ka dëshpëruar të gjithë, duke mos pranuar të performojë në shoun e këtij viti të Victoria's Secret.

ShowBiz

04/11/2015 12:49

Çdo fundvit, shtëpia e madhe e veshjeve të brendshme bëjnë një super-spektakël ku shfaqen të gjitha modelet më të njohura të botës duke paraqitur koleksionet më të reja të veshjeve të brendshme.

Derisa modelet parakalojnë, këngëtarë të njohur botërorë performojnë ‘live’ hitet e tyre dhe këtë vit të gjithë janë gëzuar shumë kur e kanë kuptuar se Rihanna do të jetë njëra nga performueset, transmeton lajmi.net.

Por, Rihanna ka zhgënjyer fansat, pasi ajo nuk ka pranuar të performojë dhe ylli britanik Ellie Goulding do ta zëvendësojë atë.

Kështu, Goulding do ti bashkohet artistëve Selena Gomez dhe The Weeknd në spektaklin e madh që do të gjirohet më 9 dhe 10 nëntor, ndërsa do të transmetohet më 8 dhjetor të këtij viti./Lajmi.net