Rihanna pozoi gjysmë e zhveshur në shtrat, Chris Brown i bën këtë koment

Vite më parë kanë qenë në lidhje dashurie.

ShowBiz

26/11/2018 14:35

Rihanna u nda në mënyrën më të keqe të mundshme nga Chris Brown, kur ai u arrestua për sulm fizik ndaj këngëtares, shkruan lajmi.net.

Por, tashmë duket se dyshja kanë lënë pas mosmarrëveshjet mes tyre dhe kanë përmirësuar raportet me njëri-tjetrin.

Këtë gjë e vërteton një koment që Chris i la në foton e Rihannës, ku shfaqet gjysmë e zhveshur në shtrat.

Por, fansat e këngëtares duket se nuk e kanë pritur mirë këtë gjë, kjo ngase ata ‘vërshuan’ rrjetet sociale me komente, ku i kërkonin reperit të qëndronte larg saj. /Lajmi.net/