Rihanna për pushime në Barbados

Do të jetë një Krishtlindje e nxehtë në Barbados për Rihannan, e cila u kthye në shtëpi të shtunën, ku planifikon ta kalojë festën e shumëpritur, së bashku me familjen. Ylli i muzikës i ka shpërndarë disa fotografi, ku shihet duke u relaksuar në bikini së bashku më nënën e saj, para festave të fundvitit.…

ShowBiz

23/12/2013 16:00

Do të jetë një Krishtlindje e nxehtë në Barbados për Rihannan, e cila u kthye në shtëpi të shtunën, ku planifikon ta kalojë festën e shumëpritur, së bashku me familjen.

Shtëpi, e ëmbla shtëpi

Ylli i muzikës i ka shpërndarë disa fotografi, ku shihet duke u relaksuar në bikini së bashku më nënën e saj, para festave të fundvitit.

Edhe pse shihet se ka përdorur shumë pak makijazh, 25 vjeçarja i postoi dy fotografi në faqen e saj në Instagram, duke i shfaqur po ashtu tatuazhet e shumta që i posedon në trupin e saj. Gjithashtu, ‘RiRi’ i tregoi edhe gishtërinjtë e duarve, me një dizajn mjaft interesant, para Krishtlindjeve.

Rihanna dukej për mrekulli në New York të premten