Rihanna nxori në shitje apartamentin e saj super-luksoz

Këngëtarja e njohur Rihanna ka vënë në shitje apartamentin e saj me katër dhoma gjumi, tre banjo dhe me një pamje të mrekullueshme të Nju Jorkut.

ShowBiz

29/10/2017 09:12

Rihanna na vënë në shitje apartamentin me një shifër prej 13 milionë funtesh (17 milionë dollarësh), shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “Rude Boy” posedon prona të shumta në LA dhe Barbados, por kishte edhe këtë apartament në Nju Jork tash e katë vite.

Ajo ka vënë në shitje apartamentin prej 4.660 metra katror i cili gjendet në katet 11 dhe 13 të ndërtesës në lagjen kineze në Nju Jork

Apartamenti i mrekullueshëm ka një tarracë me pamje të horizontit të Nju Jorkut, madje edhe vaska është me pamje nga qyteti.

Rihanna kohët e fundit bleu një rezidencë Hollywood Hills për 6.5 milionë dollarë që posedon gjashtë dhoma gjumi, një kinema dhe një pishinë.

Ajo zotëron gjithashtu një rezidencë në Barbados me vlerë 22 milionë dollarë. /Lajmi.net/