Rihanna nuk është në lidhje me DiCaprion, por…

Ishte thënë se këngëtarja Rihanna dhe aktori Leonardo Di Caprio janë në lidhje dashurie

ShowBiz

19/02/2015 18:02

E këto dyshime janë shtuar edhe më shumë nga fakti se ata i shpeshtonin takimet mes tyre dhe se as nuk i pohonin e as mohonin këto spekulime.

Por, arsyeja e takimeve të tyre ishte dikush tjetër. E ai është Richie Akiva, miku i Di Caprios dhe i dashuri i Rihannas. Kështu të paktën ka transmetuar tabloidi Holly Scoop.

Richie Akiva është një nga pronarët e një klubi të natës në Neë York dhe përveç që është mik i afërt me Leonardon ai gjithashtu shoqëri ka edhe me Jay Z, Jamie Foxx dhe Naomi Camphell.