Rihanna në pushime me të dashurin, tensione mes çiftit

Javët e fundit kanë qarkulluar thashetheme se çifti Rihanna dhe Hassan Jameel i kanë dhënë fund lidhjes.

ShowBiz

10/07/2018 14:36

Por, së fundi këngëtarja është fotografuar në pushime bashkë me të dashurin, duke i dhënë kështu fund thashethemeve për ndarje, shkruan lajmi.net.

Çifti po pushojnë në Puerto Vallarta të Meksikës, por duket se jo gjithçka është në rregull mes tyre.

Kjo për shkak se Rihanna është fotografuar duke u zënë me Hassan, ani pse nuk dihet arsyeja e zënkës mes tyre.

Pas gjithë atij tensionimi, i dashuri i këngëtares largohet, ndërsa kjo e fundit niset pas tij. /Lajmi.net/