Rihanna në film bashkë me modelen Cara Delevingne

Ylli i popit Rihanna dhe modelja Cara Delevingne i janë bashkuar kastit të aktorëve të filmit “Valerian and the City of a Thousand Planets”, të regjisorit Luc Basson.

ShowBiz

02/11/2015 15:09

Filmi bazohet në novelën e vitit 1967, të krijuar nga Pierre Christin dhe Jean Claude Mezieres.

Xhirimet e filmit do të bëhën në kryeqytetin francez, në Paris dhe ngjarjet zhvendosen në shekullin e 28, kohë kur njerëzimi ka zbuluar udhëtimin në kohë.

Cara e ka provuar edhe më parë aktrimin në filmat si “Paper Towns” dhe “Suicide Squad”, por kjo nuk është hera e parë as për Rihannan, pasi ajo ka interpretuar një rol në “Peter Berg’s Battleship”.

Filmi i fundit i regjisorit Basson, “Lucy” me Scarlett Johansson, pati të ardhura bruto 126,000,000 $ në SHBA dhe 458 milionë $ në të gjithë botën./OraNews