Rihanna ndahet nga sheiku?

Rihanna thuhet se është ndarë me të dashurin miliarder për shkak se "është lodhur nga burrat".

ShowBiz

02/06/2018 15:19

“Media Take Out News” raporton se Rihanna ka ndarë rrugën me të dashurin, me të cilin ishte në lidhje më shumë se një vit, shkruan Elle, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e ndarjes prej biznesmenit nga Arabia, Hassan Jameel thuhet se është fakti që këngëtarja lodhet shpejt nga burrat.

“Rihanna ishte bashkë me të për një kohë. Ishte lidhje e mirë por tani ka përfunduar. Sigurisht që Rihanna i ka thyer zemrën. Këtë e bën ajo, thyen zemrat e meshkujve. S’kishte asgjë brutale apo të bujshme për fundin e lidhjes së tyre. Rihanna, thjesht është lodhur nga ai. Nganjëherë ajo lodhet nga burrat”, ka thënë një burim.

Rihanna dhe Jameel kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private, madje këngëtarja nuk ka postuar asgjë rreth tij në rrjete sociale.

Ata ishin fotografuar në janar së bashku si çift, po ashtu edhe duke dalur nga ndeja e “Grammys” në të njëjtë kohë, por ndaras, ata thjesht nuk kanë dëshiruar të fotografohen pranë njëri-tjetrit. /Lajmi.net/