Rihanna ‘moll sherri’ mes dy modeleve në Paris!

Ato janë dy diva në skenë, por jashtë sfilatave ato njihen si dy bukuroshe mjaft problematike. Dhe në këtë rast, skenat e dhunës ndërmjet Cara Delevingne dhe Naomi Campbell nuk kanë munguar në Paris.

ShowBiz

11/03/2015 12:00

Modelja 22-vjeçarja Cara Delevingne është konfliktuar gjatë një feste në Paris me supermodelen 44-vjeçare, Naomi Campbell. Të dyja janë parë të bëjnë debat me njëra-tjetrën gjatë një feste, pjesë e javës së modës në Paris.

Një burim i tha The Hollywood Life se shkaku përse dy modelet janë zënë, ka qenë mikja e tyre e përbashkët,Rihanna. Sherri ka degraduar më tej ku Cara dhe Naomi janë parë të kapen prej flokësh. transmeton albeu.com

Një ditë më parë, Naomi ka akuzuar Cara-n se ajo nuk e kishte respektuar këngëtaren. Kaq ka mjaftuar që Rihanna të kthehej në një “moll sherri” mes palëve.