Rihanna konfirmon se në 2019 do rikthehet me këngë të re

Rihanna ka konfirmuar për fansat se po rikthehet me këngë të re në vitin 2019, tre vjetr pas albumit të saj të fundit.

ShowBiz

23/12/2018 09:48

Rihanna ka gëzuar fansat e saj pasi zbuloi që do të publikojë këngën e saj të re në vitin 2019, tre vjet pas albumit të fudit “Anti”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

30 vjeçarja u pyet nga një fans në një prej fotografive të saj të fundit në Instagfram se kur do të publikohet albumi i saj i ri dhe ajo thjesht u përgjigj “2019”.

Në shtator, Rihanna kishte deklaruar se do të përqendrohet në interesat e saj për një kohë, duke përfshirë linjën e saj të grimit “Fenty” dhe aktrimin siç është “Ocean’s 8”.

Fansat e saj në atë kohë mbetën të zhgënjyer, pasi pranoi se rikthimi i saj në muzikë është në rrugë, por nuk kishte sqaruar se kur, por tani ata presin me padurim këngën e saj. /Lajmi.net/