Rihanna e viziton Brownin

Ne e dimë se e dashura e Chris Brown, Karrueche Tran, do të ishte një vizitore e mirëseardhur në klinikën rehabilituese, por jo aq shumë edhe Rihanna. Mirëpo, mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja nga Barbadosi ka shkuar për ta vizituar këngëtarin amerikan dhe është munduar që t’ shpëtojë syrit të kamerës dhe aparatit fotografik.…

ShowBiz

10/12/2013 20:30

Ne e dimë se e dashura e Chris Brown, Karrueche Tran, do të ishte një vizitore e mirëseardhur në klinikën rehabilituese, por jo aq shumë edhe Rihanna.

Mirëpo, mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja nga Barbadosi ka shkuar për ta vizituar këngëtarin amerikan dhe është munduar që t’ shpëtojë syrit të kamerës dhe aparatit fotografik.

24 vjeçari po qëndron në një klinikë në Los Angeles, raporton MediaTakeOut. Një fotografi tregon se si ajo mundohet t’u shmanget fotografëve

25 vjeçarja u pa në LA gjatë fundjavës dhe u pa duke u larguar nga një restorant, kështu që ajo ndërkohë ka shkuar për ta vizituar Chrisin.

‘RiRi’ dhe Brown ka kohë që ishin ndarë, por kohë pas kohe e ‘frekuentojnë’ njëri tjetrin. “Rihanna nuk shpreson asgjë tjetër veçse më të mirën për Chris”, ka thënë një burim brenda këngëtares për hollywoodlife.com