Rihanna e prezanton familjen

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, e ka prezantuar familjen e saj të dielën, me të cilën është bashkuar pas një kohe të gjatë. Siç shihet edhe në fotografi, këngëtarja nga Barbadosi është takuar me babanë e saj, Ronald Fenty, i cili e priste afër veturës vajzën e tij, që doli nga hoteli. Ndërkohë, ‘RiRi’ shkoi…

ShowBiz

02/12/2013 13:30

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, e ka prezantuar familjen e saj të dielën, me të cilën është bashkuar pas një kohe të gjatë. Siç shihet edhe në fotografi, këngëtarja nga Barbadosi është takuar me babanë e saj, Ronald Fenty, i cili e priste afër veturës vajzën e tij, që doli nga hoteli.

Ndërkohë, ‘RiRi’ shkoi së bashku me vëllanë e saj, Rajad Fenty, për ta ndjekur ndeshjen e basketbollit të NBA-së ndërmjet Portland Trail Blazers dhe Los Angeles Lakers, që u zhvillua në palestrën Staples Center.

Ditë më parë, Rihanna e prezantoi edhe nënën e saj, në mbrëmjen gala të spektaklit ‘AMA’. Teksa u takua me babanë, Rihanna dukej mjaft bukur me trenerka, kurse me vëllanë dukej edhe më mirë.