Rihanna e pëlqen një sportist

Rihanna ka një simpati për Mychal Kendricks, mbrojtës i skuadrës së futbollit amerikan, Philadelphia Eagles. Këngëtarja, me rastin e evenimentit të Instagramit, ‘Man Crush Monday’, e ka postuar një fotografi të lojtarit, duke e pranuar se do të donte ta thellonte njohurinë për të. Sipas një burimi të uebfaqes hollywoodlife.com, ylli i muzikës është e…

ShowBiz

08/01/2014 17:00

Rihanna ka një simpati për Mychal Kendricks, mbrojtës i skuadrës së futbollit amerikan, Philadelphia Eagles. Këngëtarja, me rastin e evenimentit të Instagramit, ‘Man Crush Monday’, e ka postuar një fotografi të lojtarit, duke e pranuar se do të donte ta thellonte njohurinë për të.

Sipas një burimi të uebfaqes hollywoodlife.com, ylli i muzikës është e pasionuar thellësisht në këtë sportist. “Rihanna mendon se Mychall është i pashëm, me buzë të mrekullueshme. Ajo i do meshkujt e mëdhenj dhe që kanë një arsye”, tregon ky burim.

Edhe pse këngëtarja nga Barbados është zgjedhur femra më seksi në botë, sipas mikeshës dhe koleges Shakira, bukuroshja ndiheq mjaft e sigurt kur bëhet fjalë për dashuri.

“Vetëm pse është Rihanna, nuk do të thotë se ajo nuk mund të ketë simpati për dikë”, ka thënë këngëtarja kolumbiane. Nga ana e tij, Kendricks është në dijeni për këto thashetheme, por për momentin nuk preferon ta japë ndonjë koment.