Rihanna e lëshon shtëpinë me qira

Rihanna i ka marrë të gjitha ‘plaçkat’ nga shtëpia e saj në Pacific Palisades, Los Angeles. Diva e muzikës nuk është duke e shitur rezidencën e saj, por po mendon ta lëshojë me qira për 65,000 dollarë në muaj. Këngëtarja nga Barbados e kishte blerë shtëpinë gjigante për 12 milionë dollarë. Ajo përfshin 7 dhoma…

ShowBiz

14/11/2013 19:00

Rihanna i ka marrë të gjitha ‘plaçkat’ nga shtëpia e saj në Pacific Palisades, Los Angeles. Diva e muzikës nuk është duke e shitur rezidencën e saj, por po mendon ta lëshojë me qira për 65,000 dollarë në muaj.

Këngëtarja nga Barbados e kishte blerë shtëpinë gjigante për 12 milionë dollarë. Ajo përfshin 7 dhoma gjumi, por ka qenë e pashfrytëzueshme, pasi këngëtarja lëvizë shpesh në vende të ndryshme të botës.

Shtëpi, e embla shtëpi.

Ata që janë të interesuar ta marrin me qira, duhet të veprojnë shpejt, sepse nga janari i vitit tjetër, qiraja do të rritet në 100,000 dollarë në muaj.

Rihanna së fundmi e mori me qira një apartament luksoz në New York City, në hapësirën Soho, për 39,000 mijë dollarë.

Qiraxhike simpatike.

Rihanna, e cila ka një pasuri prej 90 milionë dollarësh të pastra, gjithashtu së fundmi e ka blerë një vile luksoze në vendlindjen e saj në Barbados për 22 milionë dollarë.