Rihanna dhe Travis nuk mund ta mohojnë më (Video)

Më në fund 'konfirmohet' lidhja e Rihannas.

ShowBiz

12/09/2015 12:23

Rihanna dhe Travis Scott u panë si dy këlyshë të nxehtë të enjtën mbrëma në ahengun e saj të organizuar pas New York Fashion Week, duke u puthur, ledhatuar dhe bërë skena seksi me njëri tjetrin, sikur të mos i shihte askush.

Fakti është që ata ishin të hapur dhe tejet të dashur para një dhome plot me njerëz.

Dyshja janë parë të shoqërohen në New York gjatë kësaj jave, duke nxitur kështu thashetheme se janë në lidhje, dhe pas kësaj ngjarjeje të fundit ata disi edhe e konfirmuan./KlanKosova