Rihanna dhe Adele shkëlqejnë në tapetin e kuq të ‘Brit Awards’ (Foto)

Kësaj radhe Rihanna kishte zgjedhur një stil më të butë të veshjes për dallim nga paraqitjet e zakonshme prej një ‘vajze të fortë’.

ShowBiz

24/02/2016 21:39

Edhe pse e veshur me një fustan të thjeshtë, 28-vjeçarja nuk u kishte dhënë të pranishmëve mundësi tjetër përpos të shijonin atë që po shihnin, transmeton ORAinfo.

Të njejtën gjë e kishte bërë edhe britanikja Adele e cila këtë vit përjetuar suksesin më të madh pas lansimit të albumit ‘25’. Është pikërisht ky album i cili i ka mundësuar 27-vjeçes nominimin në 5 kategori të ‘Brit Awards’.