Rihanna bën ndryshim drastik në pamje

Rihanna është artistja që merr guximin të bëj eksperimente të ndryshme në stil.

ShowBiz

17/07/2018 08:59

Përmes një imazhi, ajo është shfaqur shumë më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim prej kohësh, shkruan lajmi.net.

30 vjeçarja në fotografinë që postoi në InstaStory ishte shndërruar në bjonde, me flokë të gjata.

Këngëtarja kishte mbuluar buzët me gisht, ndërsa dukej shumë më ndryshe me flokët e shtuara dhe ngjyrë tjetër.

Kujtojmë që Rihannën ndër vite e kemi parë me flokë të zeza, pink, dhe ndryshime të habitshme edhe në stilin e veshjes. /Lajmi.net/