Rigjykim për të akuzuarit serbë

Me vendim të trupit gjykues, shkon në rigjykim rasti i tre pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë.

Lajme

10/10/2013 15:03

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e prokurorit vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila i kishte shfajësuar Slobodan Martinovic, Srecko Martinovic dhe Svetlana Stojanovic nga akuzat për krime lufte.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë dhe vendas në Gjykatën e Apelit ka urdhëruar rigjykim kundër tre të pandehurve në një rast të krimeve të luftës, thuhet në një komunikatë të EULEX’it.

Këta tre të pandehur janë akuzuar për kryeje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në vitin 1999.

Të akuzuarit janë arrestuar në vitin 2010 dhe kanë mbajtur tre muaj paraburgim, ndërsa të afërmit e të akuzuarve thonë se akuzat janë të rreme.

I akuzuari Srecko Martinovic prej vitit 2000 pjesëtar në Policinë e Kosovës, ndërsa i akuzuari tjetër, vëllai i tij, Slobodan Martinovic kishte punuar në UNMIK.