Riera në NK Zavrc për 2000 euro në muaj

Albert Riera është transferuar në klubin slloven NK Zavrc në kontratë me vlerë prej 2000 euro në muaj.

Sport

18/09/2015 19:52

Ish reprezentuesi spanjoll, Albert Riera është transferuar në klubin slloven NK Zavrc në kontratë me vlerë prej 2000 euro në muaj.

33-vjeçari u largua nga Mallorca gjatë verës pas një përplasje me trajnerin e atëhershëm Miquel Soler, dhe ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Slloveni.

E atje do te përfitojë një pagë minimale në dallim me atë që ka fituar më herët në karrierën e tij.

“Jam i gatshëm të jap kontributin tim, mund të jem shembull për futbollistët e tjerë”, deklaroi Riera.