Ricky Martin ndahet nga i dashuri

Ricky Martin është kthyer sërish ‘single’, pasi u nda nga i dashuri i tij pas tri vjetësh lidhjeje. Ylli i këngës ‘Livin’ la Vida Loca’ e ka zyrtarizuar lidhjen me Carlos Gonzalez Abella në vitin 2010, pak pasi e kishte ‘shokuar’ opinionin e gjerë, duke treguar se është homoseksual. Por, zëdhënësi i këngëtarit ka konfirmuar…

ShowBiz

03/01/2014 13:00

Ricky Martin është kthyer sërish ‘single’, pasi u nda nga i dashuri i tij pas tri vjetësh lidhjeje. Ylli i këngës ‘Livin’ la Vida Loca’ e ka zyrtarizuar lidhjen me Carlos Gonzalez Abella në vitin 2010, pak pasi e kishte ‘shokuar’ opinionin e gjerë, duke treguar se është homoseksual.

Por, zëdhënësi i këngëtarit ka konfirmuar se lidhja në mes tyre ka marrë fund. “Ricky e Carlos kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre, por ata mbeten të lidhur në mënyrë shoqërore, pas eksperiencave që i kaluan së bashku në të kaluarën”, ka thënë përfaqësuesi i Martin për ‘Just Jared’.

Ndër të tjera, Ricky, baba i dy binjakëve pesëvjeçarë,  Matteo e Valentino, e kishte konfirmuar një krizë sentimentale para Vitit të Ri. Martin, i cili ka 9 milionë ndjekës në Twitter, po planifikon ta bëjë shumë shpejt një duet me Jennifer Lopez. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari latin përmes revistës amerikane ‘OK!’.