Richards në Fiorentinë

Micah Richards është larguar nga Manchester City. Mbrojtësi ka arritur marrëveshje huazimi me Fiorentinën dhe do të bëhet futbollisti i 24-të anglez që transferohet në Serie A.

Sport

01/09/2014 13:24

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards ka përfunduar qëndrimin 12-vjeçar në klub duke iu bashkuar Fiorentinës në formë huazimi.

Richards, 26-vjeç, ka mbërritur në Itali për t’u bërë anglezi i 24-të që luan për një skuadër nga Serie A.

Ai ishte anëtar i ekipit të Cityt që fitoi Premierligën më 2012 por ka gjetur hapësirë të kufizuar për lojë nën drejtimin e Manuel Pellegrinit.

City po ashtu do të vlerësojë ofertat për Matija Nastasic, John Guidetti dhe Scott Sinclair që po ashtu mund të largohen nga klubi gjatë ditës së sotme.