Richard Gere martohet fshehurazi me të dashurën shumë vite më të re

Është martuar aktori i famshëm Richard Gere.

ShowBiz

25/04/2018 08:23

Sipas revistës ‘People’ ai dhe e dashura e tij shumë vite më e re janë martuar fshehurazi, përcjellë lajmi.net

Sipas revistës spanjolle, Hello, 68-vjeçari Gere dhe 35-vjeçarja, Alejandra Silva, po planifikojnë që të festojnë martesën e tyre me një festë familjare në shtëpinë e tyre në New York më 6 maj.

“Ata janë shumë rehat me njëri-tjetrin, argëtohen shumë dhe janë të entuziazmuar për të ardhmen e tyre”, ka thënë një burim për People.

Ju kujtojmë se kjo është martesa e tretë e aktorit të “Pretty Woman”./Lajmi.net/