Richard Gere baba për herë të dytë në moshën 69 vjeçare 

Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva kanë mirëpritur fëmijën e tyre gjinia e të cilit është djalë.

ShowBiz

11/02/2019 16:29

Sipas revistës spanjolle “Hola”aktori 69-vjeçar dhe gruaja e tij 36-vjeçare janë bërë prindër disa ditë më parë dhe fëmija erdhi në jetë në qytetin e New Yorkut, transmeton lajmi.net.

Emri i foshnjës nuk është zbuluar akoma por mediat kanë bërë të ditur se Gere u bë baba shtatë muaj para se ti mbush të 70-tat.

Për Richard Geren ky është fëmija i dytë pasi ka një djalë 19 vjeçar me aktoren Carey Lowell.

Ai dhe Alejandra Silva janë martuar vitin e kaluar./Lajmi.net/