Ricciardo, mbret i Hungarisë

Daniel Ricciardo është mbret i Hungarisë. Ngasësi australian triumfoi në garën e zhvilluar sot në këtë vend, duke zhvilluar një paraqitje fenomenale.

Sport

27/07/2014 17:06

Daniel Ricciardo e ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme, për të triumfuar në garën për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, e cila përfundoi pak më parë.

Ngasësi australian i Red Bull e nisi garën në pozitën e katërt, por bëri mrekulli, duke e fituar garën e dytë në karrierë, pas asaj të Kanadasë.

Ai bëri një garë të jashtëzakonshme, duke e kaluar Fernando Alonson vetëm tri xhiro pa përfunduar gara, për ta mbyllur garën prej 70 xhirosh për kohën 1:53:05.058.

Ngasësi spanjoll, Fernando Alonso nga Ferrari, u desh të kënaqej me pozitën e dytë, ndërsa Leëis Hamilton nga Merecedes e mbylli garën i treti, duke e kompletuar podiumin.

Ngasësi tjetër nga Mercedes, Nico Rosberg përfundoi i katërti.