Ribery tymos marihuanë

Ylli i Francës, Franck Ribery ka befasuar të gjithë duke u zënë në fotografi duke tymosur një cigare që dyshohet se ishte marihuanë, gjatë pushimeve në Ibiza.

Sport

19/06/2014 17:45

Mesfushori i Francës, Franck Ribery nuk duket shumë i brengosur që humbi Kampionatin botëror, për shkak të problemit në shpinë.

Në fakt, ylli i Bayern Munichut ka befasuar me veprimin e tij, gjatë pushimeve në Ibiza. Mesfushori që njihet si besimtarë i devotshëm i fesë Islame, është kapur në fotografi duke tymosur një cigare që dyshohet se ishte marihuanë.

E përditshmja gjermane Bild ka publikuar disa fotografi që paraqesin Riberyn së bashku me një shok, duke tymosur marihuanë. Fillimisht, cigarja e ndaluar shihet në duart e shokut, e më pas tek Ribery që i mbuluar me një peshqir është munduar t’i shmanget vëmendjes, por u kap në fotografi.

Ribery është duke qëndruar për pushime në resorin Blue Martin në Spanjë.