Ribery: Turp, ky futbollist ma vodhi Topin e Artë

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe".

Sport

08/01/2018 11:39

Franck Ribery nuk e harron Topin e Artë të vitit 2013.

Ai tha që Cristiano Ronaldo ia “vodhi” çmimin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe”, deklaroi Ribery.

“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo”.

“A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitote Messi apo Ribery? Sigurisht që jo”, shtoi ai. /Lajmi.net/