Ribery nuk flet

Pa koment. Franck Ribery nuk ka dashur të jap asnjë deklaratë pas humbjes nga Cristiano Ronaldo në garë për Topin e Artë të FIFA’së. Ylli i Bayern Munichut, sipas medieve franceze, është parë i dëshpëruar thellë që përfundoi i treti prapa Ronaldos dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, edhe pse e mbylli vitin 2013 me…

Sport

14/01/2014 10:47

Pa koment. Franck Ribery nuk ka dashur të jap asnjë deklaratë pas humbjes nga Cristiano Ronaldo në garë për Topin e Artë të FIFA’së.

Ylli i Bayern Munichut, sipas medieve franceze, është parë i dëshpëruar thellë që përfundoi i treti prapa Ronaldos dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, edhe pse e mbylli vitin 2013 me pesë tituj të fituar, Bundesligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube.

Pakënaqësinë ndaj vendimit e ka shprehur edhe presidenti i UEFA’së, Michel Platini.

“Më vjen keq për Riberyn. Vitin tjetër sërish do të jetë një sfidë mes Ronaldos dhe Messit, pas dy vjetësh sërish Messi dhe Ronaldo kurse pas tre vjetësh, Ronaldo dhe Messi?”, deklaroi Platini.

“Për 50 vjet ky çmim është ndarë në bazë të asaj që është fituar në fushë, tani në bazë të paraqitjeve individuale të një futbollisti edhe pse Ronaldo është një futbollist i madh”, u shpreh ai.