Ribery mungon ndaj Barcelonës

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery do të mungojë së paku në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të mërkurën në Camp Nou.

Sport

02/05/2015 15:23

Bayern Munich është shumë i brengosur për mesfushorin Franck Ribery.

Dhe, sipas informatave të fundit nga Munichu, ylli francez do të mungojë së paku në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të mërkurën në Camp Nou.

Ribery mungon nga 11 marsi kur u dëmtua në ballafaqimin kundër Shakhtar Donetskut.

Skuadra e Pep Guardiolës ka shumë mungesa në mesin e të cilëve Arjen Robben e David Alaba tashmë e kanë përfunduar sezonin.