Ribery mungon kundër Arsenalit

Bayern Munich ka konfirmuar se Franck Ribery do të mungojë në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, pas operacionit të cilit iu nënshtrua ditë më parë. Mesfushori francez mungoi në fitoren e Bayernit ndaj Nurnbergut 2:0 të martën për shkak se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike për të eliminuar…

Sport

10/02/2014 16:02

Bayern Munich ka konfirmuar se Franck Ribery do të mungojë në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, pas operacionit të cilit iu nënshtrua ditë më parë.

Mesfushori francez mungoi në fitoren e Bayernit ndaj Nurnbergut 2:0 të martën për shkak se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike për të eliminuar një problem të vogël.

Por, kjo ka bërë që ai të mos jetë gati për t’u paraqitur kundër Arsenalit.

“Ekzaminimi ka zbuluar mavijosje, presion ndaj nervit, dhe kjo është eliminuar pas operacionit të enjten e shkuar. Pas shërimit, 30-vjeçari do t’i nënshtrohet një terapie dhe do të rikthehet në stërvitje. Por, kjo nënkupton se ai do të mungojë në disa prej ndeshjeve të ardhshme përfshirë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit”, thuhet në komunikatën e Bayernit.

Ndeshja e parë zhvillohet më 19 shkurt në Emirates.