Ribery: Mund të largohem nga Bayerni

Anësori i Bayern Munich, Franck Ribery ka dhënë një deklaratë mjaft shokuese, duke thënë se mund të largohet nga skuadra e tij aktuale në drejtim të Amerikës, Katarit ose në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sport

14/12/2014 14:40

Franck Ribery ka konfirmuar se mund të largohet nga Bayerni për në drejtim të Amerikës, Katarit ose Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Unë kam qenë te Bayerni për diku rreth tetë vite. Unë dhe Bayerni jemi si një çift i të martuarve”.

“Unë kam blerë shtëpi këtu. Djali im u lind këtu, ndërsa unë e rrita vajzën time këtu. Ata flasin gjermanisht më mirë se unë”.

“Unë mund të luaj për ndonjë klub tjetër edhe pse zemra ime është duke rrahur shumë për Bayernin”.

“Sidoqoftë, unë mund ta imagjinoj vetën time duke shkuar në Amerikë, Katar apo Emirate të Bashkuara Arabe për të fituar ndonjë eksperiencë të re”,përfundoi Ribery deklaratën e tij për Welt am Sonntag.