Ribery: Ky futbollist e meriton “Topin e Artë” (FOTO)

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery nuk ka dyshime.

Sport

14/03/2017 10:51

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka thënë se bashkëlojtari i tij, Robert Lewandowski e meriton ta fitojë “Topin e Artë” si futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Çmimi është dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në dekadën e fundit.

Por, Ribery beson se Lewandowski e meriton të shpallet më i miri.

“Lewandowski është i jashtëzakonisht, pa dyshim se e meriton Topin e Artë”, deklaroi Ribery për mediat gjermane, përcjell “lajmi.net”.

“Kam luajtur me shumë sulmues por Robert është sulmuesi më i kompletuar”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6