Ribery: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Franck Ribery beson në shanset e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/03/2017 08:53

Franck Ribery beson se Bayern Munich do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, ai është i bindur se skuadra është në rrugë të mirë për të luftuar për tre tituj.

“Ancelotti? Është një trajner i cili është duke bërë punë shumë të mirë”, deklaroi Ribery për mediat gjermane, përcjell “lajmi.net”.

“E kam të njëjtën ndjenjë sikur ajo e vitit 2013 kur fituam tre tituj brenda një sezoni”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6