Ribashkohen Gigi dhe Zayn, ndajnë puthje pasionante në publik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ribashkuar pas ndarjes në muajin mars.

ShowBiz

01/05/2018 08:10

 

Supermodelja, 22 vjeçare dhe këngëtari, 25 vjeç, u panë duke u puthur me pasion derisa po ecnin rrugëve të New York Times,  të dielën pasdite, shkruan DailMail, transmeton lajmi.net.

Pas shëtitjes krah për krah pa i kapur duart, këngëtari në një moment puthi modelen, duke lënë të kuptohet se janë ribashkuar.

Modelja ishte shfaqur pothuajse tërësisht pa grim, derisa këngëtari i dashuruar mbështet për muri atë dhe e puthi në një lagje të Sohos.

Çifti dukej se ishin të bindur se askush nuk po i shikonte, por meqë ishin në mes të rrugës nuk u kanë shpëtuar paparacëve.

Zayn Malik ka prerë gjithë flokët, ndërsa vihej në pah tatuazhi i ri prapa në kokë. /Lajmi.net/