Rezultati i bashkimit Toyota-Intel (Foto)

Liderët e industrisë së makinave që ecin vetë janë bashkuar për të krijuar një “ekosistem” që do e çojë edhe më tej teknologjinë. Intel dhe Toyota kanë njoftuar se do të krijojnë “Automotive Edge Computing Consortium”.

Auto & Tek

14/08/2017 12:44

Kompanitë kanë në plan që të ndajnë me njëra-tjetrën të dhëna në mënyrë që të krijojnë harta më të mira dhe një teknologji më të mirë në asistencën e ngarjes së makinës.

Në këtë bashkëpunim do të jenë edhe DENSO, Ericsson, Nippon Telegraph, Telephone Corporation (NTT) dhe NTT DOCOMO, transmeton Top Channel.

Toyota ka bërë me dije se në muajt në vazhdim do të bëhen përpjekje për të zgjeruar konsorciumin, që do të ketë në fokus rritjen e kapacitetit të rrjetit për të dhëna të mëtejshme që do të përpunohen nga makinat. /Lajmi.net/