Rezultatet preliminare: Këta pritet të jenë kryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për balotazh në 19 komuna të Kosovës.

Lajme

20/11/2017 07:43

Bazuar në rezultatet preliminare (jo përfundimtare) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të publikuara në faqen zyrtare, këta janë kryetarët e rinj në 38 komunat e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e para dhe ato të sotme (në balotazh):

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje
Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re
Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje
Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës
Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës
Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës
Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës
Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje
Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës
Suharekë: Bali Muharremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën
Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës
Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe
Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh, garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur
Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe
Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe
Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe
Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe
Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe
Zveçan : Vuçina Jankoviq, Lista Serbe
Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës
Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe
Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe